Milan mbetet në kërkim të një sulmuesi për të kompletuar repartin ofensiv. Me Ibrën dhe Rebic, të dy të projektuar si titullarë nga Pioli, kërkohet një sulmues i ri për të vendosur nën presion dyshen ekzistuese por dhe për të projektuar sulmin e së ardhmes duke pasur parasysh edhe moshën e sulmuesit suedez. Prej kohësh është folur për një afrim të mundshëm të Luka Jovic, sulmuesi serb i cili po has gjithnjë e më shumë vështirësi për tu përshtatur në Madrid. Në pamundësi për ta shitur përfundimisht, Reali ka vendosur që serbi mund të largohet edhe në formë huazimi. Mes Milan dhe Real mund të lind një tjetër bashkëpunim në stilin e Brahim Diaz, të dy klubet kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Jovic
Jovic

Emri i ri që del në skenë është ai i Memphis Depay. Lyon kërkon shërbimet e Paqueta dhe për të arritur tek fantazisti brazilian janë të gatshëm ti ofrojnë Milan shërbimet e Depay. Holandezi është në skadencë të kontratës dhe ky është viti i duhur për ta shitur, në të kundër rrezikojnë ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme. Depay gjithashtu mbetet edhe një dëshirë e madhe e trajnerin të Barcelonës, Roland Koeman.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: