Ndaj Atalanta qëndroi në stol për 90 minuta, kundër Arsneal u zëvendësua dhe mori shumë vërshëllima e stadiumit “San Paolo”, me pak fjalë Lorenzo Insinge nuk po kalon një moment të lumtur tek Napoli. Kjo situatë ka bërë që shumë ekipe të interesohet për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Sipas “Il Mattino”, Insigne po kalon momentin më të vështirë që nga dita kur u transfera tek Napoli, sot më shumë se kurrë sulmuesi po mendon largimin. Milan po ndjek me interes këtë çështje, kërkon të shfrytëzojë situatën për ta transferua në Milano. Kuqezitë kanë gati një ofertë konkrete, madje të menduar mirë, 40 milion euro plus kartonin e Suso, në total afro 80 milion euro. Kjo ofertë do ti paraqitet menjëherë Mino Raiolas, agjenti i Insigne.

Raiola do të takohet këto ditë me drejtuesit e Napolit për të kuptuar se çfarë plani kanë me lojtarin që ai menaxhon. Presidenti De Laurentis e ka konsideruar gjithnjë të pashitshëm Insigne, por më sa duket nuk ndan më të njëjtin mendim trajneri Ancelotti. Në kushtet kur merkaton tashme e vendos trajneri, Insigne e ka humbur këtë status plus që oferta e Milanit është më shumë se e pranueshme.
(BalkanWeb)