ITALI

Milan ka hedhur një hap fals që mund ti kushtojë gjithë sezonin. Kuqezinjtë kanë barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Cagliarit ndërkohë që kishin mundësinë që të siguronin zonën Champions me një fitore.

Të besuarit e Piolit luanin ndaj një ekipi pa objektiva si Cagliari që kishte siguruar automatikisht mbijetesën, por Milan tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 76 pikë, po aq sa Napoli dhe me një pikë më pak se Juventus.

Në javën e fundit do të vendoset se kush shkon në Champions League, teksa në rast fitoreje të Milanit dhe Napolit, Juventus ngelet në vendin e pestë dhe ngelet jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb