Përfaqësuesit e Milanit janë takuar me ata të Cesc Fabregasit, ku mësohet se i është afruar një kontratë dy vjeçare.  Spanjolli do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë për një klub tjetër që nga janari e tutje.

Drejtori i Rossonerëve, Paolo Maldini, nënvizoi se ata kanë një “ide” që të nënshkruajnë me mesfushorin. Lajmi u publikua nga Antonio Vitiello i MilanNews, ku raportohet se tashmë njerëzit e Milanit janë takuar me agjentët e Fabregasit ditën e hënë.

Ndërkohë që ka ende distancë të konsiderueshme mes dy palëve, sa i përket të ardhurave. Por ajo që është e sigurt se të dyja palët janë të etur për të pasur një marrëveshje. Besohet se Milani i ka ofruar një kontratë dy vjet e gjysmë, pasi ata shpresojnë të nënshkruajnë Fabregas për pak para që në janar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: