Milani ka shpërdoruar në javën e 11 të Seria A duke barazuar me Parmën në shtëpi. Në fakt kuqezinjtë ishin në prag të humbjes, por Theo Hernandez riktheu disavantazhin e dy golave për të barazuar shifrat në fund.

Gjithsesi Milan mbetet në krye me 27 pikë duke lënë vendin e dytë 3 pikë pas. Këtë hap fals të Milanit e kanë shfrytëzuar gjithë ndjekëset në renditje për t’u afruar me të.

Juventus mori fitoren e dytë radhazi në Seria A duke mposhtur në transfertë Genoa-n, kurse Napoli mposhti ngushtë 2-1 Sampdorian duke siguruar gjithashtu tre pikë. Fitore korrën gjithashtu edhe Inter, Atalanta e Romë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb