Ndryshe nga sa ishte parashikuar, Zlatan brahimovic dhe Milan janë shumë larg. Madje, çdo ditë që kalon distanca thellohet. Lajmi bëhet I ditur nga mediat italiane. Sipas tyre, klubi kuqezi ka nisur të humbasë durimin, pasi sulmuesi suedez po vonon të kthejë përjgjigje për ofertën e bërë më shumë se një muaj më parë.

News Passion120 Gala 15.12 2
News Passion120 Gala 15.12 2

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, Milan të prezantonte Ibrahimovic si goditjen e madhe në merkato në ditën e 120 vjetorit të krijimit të klubit. Ky objektiv dështoi për meritë të futbollistit, që ende nuk është i bindur nga oferta. Milanistët i kanë propozuar një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ndërkohë, sulmuesi pretendon menjëherë një kontratë 18-mujore. Kjo kërkesë vështirë se do të pranohet nga klubi kuqezi, që tani po mendon për një tjetër pistë.

1385396330 194942 1385396566 Noticia Grande
1385396330 194942 1385396566 Noticia Grande

Ndërkohë, edhe Ibrahimovic ka një opsion tjetër. Janë mediat angleze që flasin për një rikthim të mundshëm të tij në Premier League. Bëhet fjalë për Everton, klubi nga Liverpool që pritet të ulë në pankinë Carlo Ancelotti, ish-trajnerin dhe mikun e Zlatan Ibrahimovic. Por edhe oferta e Everton në thelb është e njëjtë me atë të Milan, ndërsa diferencën pritet ta bëjë vetëm Ancelotti.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb