Rikthimi në fushë është shtyrë më shumë se parashikimet. Për këtë arsye, Zlatan Ibrahimovic ka humbur durimin dhe kërkon me çdo kusht të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Sasuolos. Për Stefano Piolin do të ishte një armë më shumë për t’u kthyer te fitorja dhe për të përballuar sfidat e fundit të vitit në një moment delikat për skuadrën e tij. Por pavarësisht dëshirës së sulmuesit dhe trajnerit kuqezi, ka ende shumë dyshime nëse ai do të luajë si titullar.

Theo Hernandez 2020 6001
Theo Hernandez 2020 6001

Stafi mjekësor kuqezi nuk do të rrezikojë dhe me shumë mundësi Ibrahimovic do të nisë sfidën nga pankina. Jashtë sërish do të qëndrojë Simon Kjaer. Mbrojtësi gjithashtu po rikuperohet për një dëmtim muskular dhe rrezikon të mbyllë përpara kohe vitin, për t’u kthyer në fushë vetëm në janar. Lajmi i mirë për Milanin vjen nga Theo Hernandez. Pasi mmungoi për shkak të lodhjes muskulare në barazimin 2-2 kundër Genoa, mbrojtësi francez është gati të luajë si titullar ndaj Sassuolos.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb