ITALI

Milan nuk dorëzohet lehtë për titullin dhe pavarësisht mungesave të shumta ka fituar edhe në Verona. Ndaj vendasve të Hellas kuqezinjve i kanë mjaftuar golat Kruniç dhe Dalot që e çojnë Milanin në kuotën e 56 pikëve.

Nga ana tjetër Inter me një ndeshje më pak ngelet në vendin e parë me 59 pikë dhe një ndeshje më pak. Juventus i vendit të tretë pret një ndalesë të dy vendeve të para për t’u afruar më tepër pasi deri më tani ka 52 pikë.

Milan pas disa ndalesave duket se është rikthyer tek forma e mëparshme, por Inter ka hedhur hapa të mëdhenj drejt Scudettos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb