Milan nuk gjen qetësi në lidhje me yllin e ekipit, Rafael Leao. Pikërisht në momentin më përcaktues, kur palët po diskutojnë opsionin për rinovimin e kontratës, për të trazuar sulmuesin portugez dhe për të shqetësuar “djallin” mendojnë ekipet angleze. Pas Chelsea, në garë për të siguruar shërbimet e Leao-s është futur edhe Man.City.

Leao City
Leao City

Ky lajm gjen konfirmime edhe në Angli ku ‘The Sun’ shkruan se “qytetarët” janë të gatshëm të përfshijnë në negociata edhe kartonin e Jack Grealish, lojtar për të cilin investuan 100 milionë euro një vit më parë për ta marrë nga Aston Villa.

Leao
Leao

Jo vetëm në ishull, interesimi Man.City për Leao-n gjen konfirmim edhe në Itali ku TMW shton se sheikët janë të gatshëm t’i ofrojnë Leao-s plot 12 milionë euro në sezon, jo pak por 5 milionë euro më shumë se sa i ofron Milan për rinovimin e kontratës.

Tmw
Tmw

Përfshirja e ekipeve angleze në garë për Leoa-n ndërlikon akoma më shumë negociatat e Milanit, në shifra dhe në prestigj është e vështirë t’i konkurrojë, por kuqezinjtë shpresojnë vetëm në faktin që Leoa të zgjedh projektin e tyre ku ai është në qendër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: