Në momentin më të mirë për Milanin, vjen lajm i keq në funksion të ndeshjes në transfertë kundër Liverpool-it, pikërisht në sfidën inaguruese të Champions League për këtë sezon.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i pranishëm në takimin në “Anfield Road”. Sulmuesi suedez është ndalur për shkak të shpërthimit të inflamacionit në tendinën e Akilit.

40-vjeçari u kthye në fushë të dielën kundër Lazios për herë të parë, pasi pësoi dëmtimin e gjurit në maj, duke gjetur gjithashtu rrugën e golit. Tani vjen lajmi i papritur për një ndalesë të re të bomberit kuqezi. Vërtet i pafat Ibra, që vetëm dëmtimet po e ndalin, pasi në fushë sa herë që hyn, tregon klasin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb