Është shuar shumë shpejt objektivi më i rëndësishëm i Milan në merkaton e janarit. Megjithëse e kishte në dorë, klubi kuqezi ka dështuar në misionin pët të transferuar Dani Olmo. Mesfushori spanjoll ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Leipzieg, që me një ofertë rekord për Dinamo Zagreb, ka bindur kroatët të shesin kartonin e talentit të rritur te Barcelona.

Urn Newsml Dpa Com 20090101 200123 99 595732 Large 4 3 Jpg
Urn Newsml Dpa Com 20090101 200123 99 595732 Large 4 3 Jpg

Dani Olmo kalon te kryesuesit e Bundesligës për 30 milion euro plus bonuset. Një shifër që nuk mund të arrihej nga Milan, i kushtëzuar nga rregullat e Fair-Play Financiar. Vetëm pak ditë më parë, Zvonimir Boban kishte shfrytëzuar lidhjet e tij për të marrë një “PO” nga futbollisti dhe menaxheri i tij, por klubi kuqezi nuk mund të shpenzonte në këtë moment 25 milion euro për blerjen e tij.

Krzysztof Piatek Rafael Leão Suso E Andrea Conti
Krzysztof Piatek Rafael Leão Suso E Andrea Conti

Shkak për këtë është edhe bllokimi i merkatos në dalje. Piatek, Suso dhe Paqueta kanë gati valixhet, por Milan nuk po arrin të marrë ofertat e duhura. Si pasojë, tre futbollistët që konsideroheshin të rëndësishëm në formacionin kuqezi, tashmë janë kthyer në një ngarkesë për financat e dobta të klubit, që sipas llogarive mban të paktën 85 milion euro në pankinë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb