Kishim kohë që nuk shihnim një Zlatan Ibrahimovic aq të qeshur pas një ndeshje. “Dopjeta” kundër Cagliari ka ndezur edhe një herë “zjarrin” brenda suedezit: “A besoj tek titulli? Besoj shumë në vetvete, besoj tek Zlatan. Dopjeta? Duhet të kisha shënuar edhe një tjetër, por mjaftuan dy për të fituar. Ishte një ndeshje e vështirë pasi kisha 57 ditë që nuk luaja. Rinovimi? Varet nga ai, Paolo. Jam shumë i lumtur tek Milan. Ky rikthim ma ka ndryshuar shumë, jam shumë i lumtur”, u shpreh Ibra duke u ndalur në fund në një koment rreth transferimit të Mario Mandzukic: “Jam i lumtur, më behet qejfi pasi tashmë do të jemi dy që trembim kundërshtarët. Sa më shumë lojtarë të ketë Pioli në dispozicion aq më mirë është”, u shpreh Ibra pas ndeshjes.

Trajneri i Milan do të ketë në këtë mënyrë një armë më shumë për të synuar titullin kampion. Pas vizitave mjekësorë, sulmuesi kroat nënshkroi kontratën e tij me “djallin” që e mban të lidhur deri në fund të sezonit me opsion rinovimi në mënyrë automatike nëse Milan kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm. Mandzukic do të përfitojë nga kjo kontratë 1,8 milion euro neto në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb