Armando Broja ishte një nga legjionarët më të lakuar në merkaton e verës. Në dyert e Chelsea erdhën oferta të shumta, deri në momentin kur blutë bënë zyrtare rinovimin e kontratës me yllin shqiptar. Pronari i ri i londinezëve i dhuroi një kontratë të re deri në 2028, por ky fakt nuk e heq Brojën nga merkato. Një ditë më parë ishte gazetari i famshëm italian, tifoz i Milan, Carlo Pellegati që theksoi se Broja do të jetë objektivi kryesor i kuqezinjve verën e ardhshme.

“Objektivi i radhës i Milan në verë do te jetë afrimi i një sulmuesi të madh. Milan nuk do të kërkojë një lojtar 10 mln euro, por do të bëjnë një goditje prej 30-40 milionë euro. Unë një emër e kam, ai luan për Chelsea, është 21 vjeç dhe sot vlerësohet nga 25-40 milionë euro. Ka një eksperiencë të mirë pavarësisht se është shumë i ri. Emri i tij është Armando Broja”, u shpreh Pellegati.

Broja Milan
Broja Milan

Këtë të enjte është ‘Corriere dello Sport’ që përforcon këtë ide të Pellegatit. Sipas të përditshmes italiane, Broja është rikthyer sërish në shënjestër të klubit kuqezi, por për të siguruar shërbimet e Brojës duhen 35 milionë euro, shkruan Corriere.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: