Milan “përqafon” blerjen e rëndësishme të verës. Rafael Leao zbriti pak pas mesditës në Malpensa, ndërsa gjatë së mërkurës do të zhvillojë testet mjekësore dhe do të firmosë kontratën që e lidh me klubin kuqezi. Sulmuesi portugez u ble nga Lille për një shifër të rëndësishme, pasi për shërbimet e tij, Milan shpenzoi 30 milion euro. Vetëm 20 vjeç dhe me një fizik mbreslënës, sulmuesi konsiderohet si një talent I vërtetë.

Rafael Leao2
Rafael Leao2

Në sezonin e fundit të kampionatit francez ai shënoi 8 gola në 24 ndeshje. Leao mund të luajë si sulmues i dytë në krah të Piatek, ose mund të jetë një zëvendësues për polakun. Ndërkohë, është shtyrë me 24 orë mbërritja në Milano e Leo Duarte, blerjes tjetër të rëndësishme të klubit në këtë merkato të verës. Mbrojtësi që vjen nga Flamengo për 11 milion euro pritet në Milani gjatë së mërkurës, ndërsa do të zhvillojë testet mjekësore të enjten.

Flamengo V Fluminense Brasileirao Series A 2018
Flamengo V Fluminense Brasileirao Series A 2018

Sa i pëket merkatos së Milanit, mediat italiane bëjnë të ditur se vazhdojnë të jenë të gjalla tratativat me Atletico Madrid për transferimin e Angel Correa. Për argjentinasin, Paolo Maldini po punon fort për të bindur klubin madrilen ta lerë të lirë për 40 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb