Në shtëpinë e Milan vjen një lajm i mirë dhe një tjetër jo dhe aq. Stefano Pioli mund të buzëqesh pasi Davide Calabria nuk ka pësuar tërheqje, por një dëmtim i Theo Hernandez shqetëson shumë teknikun kuqezi. Anësori francez iu nënshtrua vizitave mjekësore të cilat zbuluan një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.

Theo Hernandez 2020 6001
Theo Hernandez 2020 6001

Nuk është një dëmtim i rëndë, por në çdo rast Herandez humbet sfidën e parë pas rikthimit në fushë, atë kundër Empolit. Objektivi i Milan është të ketë në dispozicion titullarin e padiskutueshëm për sfidën kundër Chelsea në Champions dhe kundër Juves në Serie A, më 5 dhe 8 tetor.

Për këto dy sfida, Pioli shpreson shumë të ketë në dispozicion edhe Origi-n.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: