“Ndaj Juves nuk është kurrë një ndeshje e lehtë, aq më tepër tani që po kalojnë një moment të mirë. Nuk mjafton një paraqitje normale, por duhet një nivel i lartë dhe ne e kemi mundësinë për ta bërë diçka të tillë”.

Me këto fjalë e ka nisur konferencën për shtyp trajneri i Milan, Stefano Pioli përpara sfidës kundër Juventus duke shtuar: “Sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme por jo deçizive, nëse arrijmë të fitojmë nesër do të jetë shumë e rëndësishme për klasifikimin.

Ibra? Është mirë, është gati për këtë sfidë, mendoj se ai mund të jetë përcaktues në këtë ndeshje, u shpreh trajneri i Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: