Edhe më parë nuk kishte dyshime, por tani është zyrtare. Stefano Pioli merr drejtimin e Milanit, duke zëvendësuar në pankinë Marco Giampaolo të shkarkuar nga detyra pas paraqitjeve zhgënjyese në shtatë javët e para të Serie A. Ish-tekniku i Interit dhe Fiorentinës firmosi kontratën 2-vjeçare. Ai do të fitojë 1.5 milion euro në sezon me një bonus 500 mijë euro nëse arrin të kualifikojë skuadrën në Champions.

News Cu Pioli 09.10
News Cu Pioli 09.10

Në fakt, ky objektiv mund t’i japë fund me shpejt aventurës së tij kuqezi. Mes trajnerit dhe klubit milanist ka një marrëveshje xhentëlmenësh, që detyron trajnerin të japë dorëheqjen në fund të këtij sezoni nëse nuk e kthen Milanin mes më të mëdhenjve të Europës. Deri këtu gjithçka në rregull, por Stefano Pioli përveçëse duhet të ndryshojë sezonin e skuadrës kuqezi deri tani zhgënjyes, ka detyrën e vështirë të bindë tifozët. Këta të fundit kanë nisur një fushatë kundër klubit dhe trajnerit, të cilin nuk e konsiderojnë në nivelin e emrit të madh që ka Milani. Pavarësisht mospëlqimit të tifozëve, klubi prezantoi zyrtarisht teknikun e ri, i cili ka sfiduar skepticizmin e madh që shoqëron nisjën e detyrës së re në pankinën kuqezi.

Eeihwiaxsaejaur
Eeihwiaxsaejaur

“Jam i përgatitur për këtë aventurë me shumë entuziazëm. Po ashtu, e di mirë që ndodhem në një prej klubeve më të mëdhenj të botës. Jam I bindur se mund të bëjmë një punë të mirë bashkë me klubi, i cili më ka treguar se ka shumë besim tek unë. Tifozët i respektoj, pasi kanë të drejtën e kritikave. Ky për mua një një stimul më shumë”, ishin fjalët e para të Piolit si trajner i Milanit. Tekniku gjen skuadrën në vendin e 13-të në Serie A, pasi në shtatë javë ka arritur të grumbullojë vetëm nëntë pikë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb