“Kemi në dispozicion dy ndeshje që mund të thonë shumë për të ardhmen tonë, nëse fitojmë derbin do të qëndrojmë ngjitur me Inter deri në fund, në të kundërt duhet të djersimë për të siguruar një vend në Champions League”. Stefano Pioli nuk përdor lojëra fjalësh për barazimit pa gola kundër Juves, një ndeshje pa shumë emocione.

Më shumë se sa pikët e lëna kundër Juves, Milan qan humbjen kundër Spezia, por nuk është koha për të kthyer kokën pas por për të parë nga e ardhmja me besim. “Djalli” ka në dispozicion kohën e mjaftueshme për të përgatitur si duhet sfidën kundër Inter, por dukshëm ekipi i Piolit ka humbur kthjelltësinë në metrat e fundit, nuk janë të qartë në pasin final, kjo u pa edhe ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Si të mos mjaftojë kjo, trajneri dhe stafi i Milan janë në ankth për gjendjen e Zltan Ibrahimovic. Suedezi doli i dëmtuar gjatë sfidës me Juven për një problem në tendinën e Akilit, një dëmtim që ka vënë ndjeshëm në rrezik prezencën e tij në derbi kundër Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: