Milan dhe Ralf Rangnick janë gjithnjë e më pranë. Burime pranë teknikut gjerman kanë konfirmuar se mes palëve është gjetur një akordi prej kohësh, ndërsa zyrtarizimi pritet të vij vetëm në gusht, pasi të këtë përfunduar ky sezoni. Sipas “TuttoSport”, Rangnick do të jetë personi përgjegjës për të ndërtuar edhe një herë nga e para ekipin kuqezi por mbetet për tu përcaktuar se në çfarë pozicioni.

Tuttosport
Tuttosport

Është ende e pa qartë nëse Rangnick do të jetë drejtor teknik apo trajner, të dyja bashkë, një opsion që ka qarkulluar shpesh kohët e fundit, duke se ka rënë. Rangnick në Milano do të mbaj vetëm një post, por në çdo rast do të jetë ai i cili do të ndërtoj ekipin për sezonin e ri. Sipas mediave italiane, tekniku gjerman ka paraqitur një plan të detajuar për të ardhmen ku gjithçka nis nga sulmuesi. I sakrifikuari do të jetë Ibrahimovic për ti bërë vend dyshes që ëndrrën Rangnick, Rebic-Jovic.

Jovic
Jovic

Të dy lojtarët e njohin shumë mirë njëri tjetrin, për dy sezone kanë qenë pjesë e Frankfurtit në Bundesligë. Luka Jovic në sezonin e tij të parë me Frankfurt realizoi 8 gola në 22 ndeshje ndërsa në vitin e dytë 17 gola në 32 ndeshje, ndërsa Rebic për dy sezone përkrah sulmuesit të Real Madrid realizoi 17 gola në 77 ndeshje. Të dy janë një dyshe perfektë për skemën 4-4-2 dhe një bazë shumë e mirë për të nisur një projekt të ri, mbetet vetëm që Milan të gjej gjuhën e përbashkët me Real Madrid për kalimin e sulmuesit serb në Milano i cili ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim të tillë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: