Mungon vetëm firma për të hapur shampanjën, Milan është gati të transferohet në pronësinë e fondit RedBird. Numri një i këtij fondi, Gerry Cardinale pritet të zbarkojë këtë javë në Milano për të firmosur marrëveshjen me fondin Elliott, pavarësisht këtij detaji transferimi i plotë i pronësisë së kuqezinjve mund të vij pas një muaji, por mund të shkojë edhe deri në shtator.

La Gazzeta
La Gazzeta

Pasi të këtë mbyllur formalisht kontratën, Cardinale ka planifikuar një takim për Paolo Maldini për të skicuar të ardhmen, duke nisur nga rinovimet e domosdoshme, të dyshes Maldini-Massara, për të vijuar me lojtarët dhe në fund për të bërë planin e merkatos në hyrje.

Pioli
Pioli

Në pritje të këtij ndryshimi, trajneri Stefano Pioli në një intervistë për mediat preku disa tema, duke nisur nga Ibra për të vijuar te Leao: “Është mirë, mezi priste të bënte këtë operacion, kishte shumë muaj që vuante shumë. A do të qëndrojë? Ai është njeriu më i zgjuar dhe më simpatiku që kam njohur në futboll, shpresoj dhe uroj që të qëndrojë. Ai u operua pikërisht për këtë, të vazhdoj të luaj, shpresoj shumë ta bëjë këtë.

Leao
Leao

Leao? Mund të them që është një lojtar i madh, pastaj nëse do të qëndrojë apo jo këtë nuk mund ta them me bindje, nuk jam as pronar e sa drejtues, por me sa di unë besoj se do të qëndrojë”, u shpreh Pioli ndër të tjera ku nuk harroj as të uroj Carlo Ancelottin për triumfin në Champions League.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb