2021 ishte një vit shumë i çuditshëm për Milan, por sigurisht që ishte një vit shumë pozitiv në çdo aspekt, por kuqezinjtë nuk dëshirojnë të ndalen këtu. Ekipi i Piolit do tentojë deri në fund titullin në Serie A dhe lajmet që vijnë në këtë periudhë festash janë pozitive.

Për sfidën kundër Romës, në program më 6 janar, e para për vitin e ri, Pioli do të ketë në dispozicion katër lojtarë: Davide Calabria, Ante Rebic, Rafa Leao dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ky është një lajm i shkëlqyer për teknikun kuqezi, pasi të katër lojtarët do të bashkohen me grupin më 30 dhjetor për të nisur përgatitjet për pjeswn e mbetur tw sezonit. Rebic dhe Calabria nuk luajnë që nga derbi i 7 nëntorit, ndërsa Leao ka lë pas atë dëmtim të pësuar në bicepsin fomoral. Ibra ishte në fushë kundër Empolit por një shqetësim në gju bëri që të “parkonte” sërish infermieri, pas ekzaminimeve që iu nënshtrua rezultatet flasin për një shqetësim të lehtë por gjendja e tij do të monitorohet sërish menjëherë pas grumbullimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb