Ralf Rangnick dhe Milan po afrohen gjithnjë e më shumë mes tyre. Drejtuesit e klubit kuqezi nuk e mohojnë më se prej kohësh janë në negociata me teknikun gjerman, fakt të cilin e pranon dhe presidenti Paolo Scaroni: “Nuk e di nëse do të vij menaxheri gjerman, për momentin Pioli dhe Maldini kanë besimin tonë, por zgjedhjet në fund i bën Gazidis”.

Scaroni
Scaroni

Numri 1 i klubit kuqezi me ketë deklaratë të bërë përpiqet të mbaj të qetë ambientin përpara rifillimit të sezonit që përkon me gjysmëfinalen e Kupës së Italisë: “Shpresoja që Kupa të luhej në gusht për një rinisje më të butë por në fund arritëm në këtë kompromis, në Ligë jemi të gjithë bashkë për të luajtur sa më shpejtë të jetë e mundur. Sigurisht të luash dy ndeshje me kaq shumë adrenalinë pas një pauze kaq të gjatë mund të jetë stresuese për lojtarët”. Në deklaratën e tij për “Radio Rai 1”, presidenti i Milan shpreson që sezoni të mbyllet në fushë: “Kam besim tek plani A. Shpresoj të mos vihet në jetë plani B apo plani C. Jam i bindur se ky virus do të jetë thjeshtë një kujtim i hidhur”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb