Milan rikthehet shumë shpejt tek fitorja, këtë e bën në europë në një 90-minutësh fantastik përballë Sparta Praga. Kuqezinjtë e kthyen në një ndeshje stërvitore, praktikisht u luajt me një drejtim duke marrë fitoren e dytë në Grupin H.

183558672 F158924e 75e5 456c A114 8e42c431d015
183558672 F158924e 75e5 456c A114 8e42c431d015

Në “San Siro” nuk kishte shumë histori me të besuarit e Piolit që kaluan në avantazh në minutën e 24-të, Brahim Diaz konvertoi në gol një asist perfekt të Ibrahimovic. Në të 36-tën, gjigandi suedez fitoi një 11-metërsh por nuk u tregua i saktë duke dërguar topin në tranversë.

Ibr
Ibr

Në pjesën e dytë, Leao dyfishoj shifrat ndërsa në minutën e 67-të Dalot sigloi shifrat përfundimtare në 3-0. Të tre lojtarët që realizuan ishin 21-vjeçarë por Pioli nuk i konsideron të rinjë e aq më pak alternativa: “Nuk ka alternativa tek ky Milan. Jam me fat që stërvis kaq shumë titullarë. Sa më shumë të ecim përpara aq më shumë do ndërlikohen gjërat, të gjithë duhet të jenë gati në çdo moment. Deri ku mund të shkoj ky ekip? Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë, mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Europa League është e vështirë dhe konkurruese. Duhet të mbajmë kokën në vend dhe të jemi më këmbë në tokë pasi do vijnë edhe momente të vështira”, u shpreh Pioli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb