Milan e ka nisur me marsh pozitiv Serie A. Milanezët kanë fituar me rezultatin 2 me 0 ndaj Lazios. Fillimisht, kuqezinjtë shënuan me anë të Leaos, ndërsa në minutat shtesë së pjesës së parë Kessie humbi një 11-metërsh.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 9 pikëve, me pikë të plota në tre ndeshjet e para të Serisë A, po aq sa Napoli.

Fitorja është mund të shërbejë edhe për të rritur vetëbesimin e një skuadre që largimet e bujshme të Donnarumma-s dhe Calhanoglu e nxorën jashtë luftës për titull. Dy sfidat përpara për kuqezinjtë janë edhe më të vështira. Fillimisht do të udhëtojnë në Angli për t’u përballur me Liverpulin për Champions dhe në fundjavë më pas i pret Juventusi për ndeshjen e katërt të Serisë A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb