Douglas Costa mund të rikthehet në Serie A më shpejt se sa parashikohej. Bayern Munich nuk ka ndërmend të blej kartonin e sulmuesit brazilian në fund të sezonit, për këtë arsye i ka dhënë dritën jeshile Juves, ekipi që ka në pronësi kartonin e tij, të gjejë një sistemim të ri për sulmuesin. Costa mund të largohet që në merkaton e janarit, nëse Juve dhe lojtari gjejnë një skuadër të re, e aftë mbi të gjitha të përballojë kostot e tij financiare, braziliani përfiton 6 milion euro neto në sezon.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas “Tuttosport”, në garë për të siguruar menjëherë shërbimet e Costa është fituar Milan. Kuqezinjtë po studiojnë këtë opsion për të transferuar brazilian në Milano, të paktën deri në fund të këtij sezoni, një tjetër lëvizje që tregon qartë se kuqezinjtë kërkojnë ti shkojnë deri në fund objektivit titull. Problemi i vetëm në këtë pikë është paga e tij, një shifër e lartë për buxhetin e Milan. As Juve nuk do të ishte shumë e kënaqur nga një lëvizje e tillë, do të përforconte një rival direkt, por nëse Milan vendos të përballoj pagën e tij, Costa mund të rikthehet në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb