Milan është tërhequr nga gara dhe interesimi për Milot Rashicën, ish- sulmuesin e kombëtares shqiptare, aktualisht tek skuadra gjermane ëerder Bremen.

Media pranë klubit të ëerder Bremen, Deichstube shkruan se tërheqja e Milan vjen prej rinovimit të Piolit që sjell dhe anulimin e ardhjes së Ragnick në krye të stolit të kuqezinjve.
Por Ragnick mbetet trajner i Leipzig dhe mundësia ngelet e hapur për transferim brenda Gjermanisë për Rashicën. Por në pistë është Borussia Dortmund e cila pavarësisht se po reziston ndaj ofertave tunduese dhe të fryra për 20- vjeçarin Jado Sancho, nëse i ikën anglezi, menjëherë do të tentojë ta zëvendësojë.

Në Gjermani thuhet se Rashica mund të jetë zëvendësuesi ideal i tij, por një gjë është e sigurt, që nëse Werder Bremen bie nga Bundesliga nëpërmjet Play- Off, Rashica nuk do të qëndrojë më me të gjelbrit një kategori më poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb