Milani nuk e ka ndërprerë ecurinë pozitive të fitoreve në kampionat as këtë të premte. Skuadra e Gatussos ka treguar formë të lartë pasi ka mposhtur me lehtësi edhe Empolin me rezultat e thellë 3-0.

Nuk mund të mungonte blerja me e re e Milanit,  Piatek, i cili ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje dhe të shtatin personal që kur mbërriti te kuqezinjtë.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa përveç polakut, shënuan edhe Kessie e Castillejo. Fitorja e 3-të radhazi për skuadrën e Gatuzos që e sheh veten në vendin e 4-t me 45 pikë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: