Milan nuk po kalon një formë të mirë. Pas skualifikimit nga Europa League ekipi i Gatuzos nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bolonjës. Të dyja ekipet patën rastet e veta për të shënuar, por portierët respektivë bënë detyrën për të shpëtuar rrjetën të mos preket. Rodrigo Palacio rrezikoi për vendasit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Çalhanoglu shkoi më afër golit për kuqezinjtë.

Milani e mbylli me 10 vetë ndeshjes, pas kartonit të kuq të marrë nga Bakajoko në minutën e 76-të. Gjithsesi, edhe për disa minuta në superioritet numerik, ekipi i Super Pipo Inzagit, nuk përfitoi dhe në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Me këtë pikë, ekipi i Gatuzos mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, dy më shumë se Lacio e vendit të pestë.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: