Afrimi i Zlatan Ibrahimovic pritet të ketë një efekt të menjëhershëm jo vetëm në formacionin e Piolit por dhe në merkato. I sakrifikuari i parë është Piatek, në aspektin taktik por dhe financiar, polaku është nga të paktët lojtarë të nxjerr në shtije nga ku Milan mund të përfitoj një shumë të konsiderueshme për të rregulluar balancat.

Piatek
Piatek

Piatek mbetet një lojtar i pëlqyer në Premier League, sëfundmi në garë për të është futur edhe Tottenham Hotspur pas dëmtimit të Harry Kane. Mourinho ka vendosur në shënjestër polakun dhe janë të gatshëm të paguajnë 30 milion sterlina. Me destinacion Premier League është nisur dhe Pepe Reina, për të cilin West Ham ka gati ofertën, në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Paqueta, Susso, Kessie dhe Caldara janë lojtarët e tjerë të nxjerrë në shitje.

Politano 8
Politano 8

Sigurisht që në shtëpinë kuqezi nuk do të ketë vetëm largime por dhe afrime, goditja e radhës pritet Matteo Politano, sulmuesi i Interit i cili do të ishte perfekt për skemën 4-3-3 që Pioli kërkon të aplikoj. Agjentet e lojtarit janë takuar me drejtuesit e Milanit për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb