Milan nuk ndalet më, shkëlqen edhe në Europë, starton Europa League me një fitore të rëndësishme 1-3 në transfertë përballë Celtic. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi, për më tepër erdhi pas një fitore të madhe në derbi, ekipi nuk shfaqi asnjë shenjë nënvlerësimi apo vetëkënaqësie, zbritën në fushë me disiplinë dhe dëshirë për të fituar këtë takim. Në minutën e 14-të Krunic kaloi kuqezinjtë në avantazh ndërsa Diaz në fundin e pjesës së parë dyfishoj shifrat.

Milan
Milan

Në fraksionin e dytë Milan uli ndjeshëm ritmin e lojës me Celtic që u rikthye në lojë në minutën e 76-të duke ngushtuar shifrat, por në shtesë, në minutën e 92-të, ishte talenti norvegjez Hauge që sigloi shifrat përfundimtare në 1-3 duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e “djallit”.

Pioli
Pioli

Në fund të ndeshjes, Stefano Pioli u përpoq të tregonte sekretin e këtij ekipi të rilindur pas ndërprerjes së sezonit: “Të gjithë punojmë në një drejtim prej kohësh, shoqëria, stafi teknik, lojtarët. Të gjithë ndihemi pjesë e këtij ambienti, jemi një ekip i ri por dëshirojmë të rritemi e të përmirësohemi. Rezultatet pozitive na japin besim dhe forcë”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb