Një ditë pas deklaratave kundër skuadrës ( Është e pa pranueshme të humbasësh kundër skuadrave që i paguajnë lojtarët 5 herë më pak se ne), Silvio Berlusconi i hedh ujë zjarrit të përhapur në Milanello. Presidenti i Milan-it i ka shprehur mendimin e tij Filippo Inzaghi-t dhe Adriano Galliani-t në një bisedë telefonike. Siç është kuptuar numri 1 i kuqezinjve i ka thënë Inzaghi-t që nuk rrezikon, por është e qartë se pritet një kthese.
Milani po kalon një fillim viti më shumë se negativ ku në tre ndeshjet e fundit ka arritur të marri vetëm një pikë. Humbja e pësuar kundër Atanlanta-s në “San Siro” trazoi jo pak ujërat në Milanello, ku të gjithë duke filluar nga trajneri janë nën provim.

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb