Këshilli i qytetit të Milanos miratoi, me 25 vota pro, tetë kundër, katër abstenime dhe dy këshilltarë që nuk morën pjesë në votim, Rregulloren për Cilësinë e Ajrit e cila, ndër të tjera, fut në qytet nga 1 janari 2021 ndalimin e pirjes së duhanit në natyrë, përveç vendeve të izoluara.

Nga ndalesat e transportit publik në parqe, deri tek varrezat dhe objektet sportive, të tilla si stadiumet, pirja e duhanit do të ndalohet brenda 10 metrave nga njerëzit e tjerë.

Nga 1 janari 2025, ndalimi i pirjes së duhanit do të shtrihet në të gjitha mjediset e jashtme publike.

Përveç kësaj, pikat e karburanteve do të duhet të pajisen me infrastrukturë të karikimit elektrik deri në 1 janar 2023.

Në rast të pamundësisë teknike, kolonat e karikimit duhet të ndërtohen në një zonë publike, brenda 1 janarit 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: