Manovrat e Milanit në merkato janë të kufizuara. Ndërmjetësit kuqezi mbajnë të hapura pistat për elementë si Morata apo akorde në dalje si ai i Bonuçit apo Donarumës.

Për sa i përket sulmuesit spanjoll, shpresat e Milanit janë në një gjetje të akordit mes londinezëve dhe Juventusit për Higuain. Me argjentinasin te Çelsi, shanset e Moratës për t’u larguar do të ishin të larta. Sipas “Sportmediaset”, lojtari dhe rrethi i tij kanë pasur të hënën në Londër një takim, gjatë të cilit futbollisti ka bërë të qartë vullnetin e tij për t’u larguar nga kryeqyteti anglez.

I shtyrë nga bashkëshortja Aliçe Kampelo, Morata do ta mirëpriste një transferim te Milani, teksa problemi do të ishin 60 milionë eurot, që Roman Abramoviç pretendon për lojtarin.

Një pjesë e shumës mund të sigurohet nga shitja e Nikola Kaliniç (21 milionë euro) tek Atletiko dhe Karlos Baka (14 milionë) te Vijarealit, teksa një tjetër hipotezë mund të ishte shkëmbimi kokë më kokë me Xhixho Donarumën. Me përfshirjen në marrëveshje të portierit, Çelsi do të kishte pasardhësin e Kurtuasë, teksa Gatuzo një sulmues që mund të garantojë 20-25 golat sezonale, që aq shumë i munguan Milanit vitin e kaluar.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/milani-ben-gati-dy-shitje-per-alvaro-moraten-xhixho-si-mall-shkembimi/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb