Milani është duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Cagliarit, në ndeshjen që po zhvillohet në San Siro.

Ishte mesfushori premtues Sandro Tonali ai që kaloi të tijtë në epërsi, në minutën e 12-të të sfidës, falë një goli mjaft të bukur të shënuar nga goditja e dënimit.

Kundërpërgjigja e sardenjasve erdhi shumë shpejt, dhe dy minuta më vonë, Alessandro Deiola barazoi rezultatin 1-1.

Epërsinë Milanit ia ktheu Brahim Diaz, ndërsa golin e tretë e realizoi veterani Oliver Giorud.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb