Milani mundi sot në CAS UEFA-n duke fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës, konkretisht në “Europa League”. Ky vendim sjell efekt domino pasi Fiorentina e cila ishte përgatitur për të luajtur në këtë kompeticion nuk do ta ketë mundësinë për ta bërë diçka të tillë.

Për këtë arsye ka ardhur edhe reagimi i parë nga klubi ‘vjollcë’. Rita Antognoni, gruaja e menaxherit të Fiorentinës, Giancarlo Antognoni, ka deklaruar:

“Nuk e di nëse Fiorentina e meritonte apo jo Europën, por di që rregullat nuk janë njësoj për të gjithë. Për ta çuar Fiorentinën në C2 nuk u menduan fare. Ky futboll është i sëmurë dhe nuk më pëlqen më”. Rita Antongnoni e ka shprehur në Facebook indinjatën e saj pas vendimit të CAS-it.

“Çfarë drejtësie është kjo? Bëni si të doni! Ky është një grusht i fortë për rregullat. Një palaçollëk”, – ka shtuar ajo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb