Mediat sportive në Itali janë hapur sot me lajmin se Milani është mjaft i interesuar për shërbimet e Miliunkovic-Savic. Dhe duket se drejtuesit e “djallit” nga fjalët kanë kaluar te veprat.

Orët e fundit mësohet se Leonardo i ka paraqitur klubit kryeqytetas ofertën e parë për transferimin e serbit. “La7” ka dhënë lajmin se Milani ka ofruar 110 milionë në total, 44 milionë për huazimin, me opsion blerje 55 milionë plus bonuset. Megjithatë ende kjo ofertë nuk është zyrtarizuar.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat deri mbrëmjen e së premtes (skadon merkato në hyrje në Seria A), nëse Milani pas Higuain, Caldara e Bakayoko do të vërë në dispozicion të Gattusos një super lojtar si Milinkoviç-Savic nga Lazio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb