Milani ka provuar të marrë humbjen e parë me pronarët e rinj kinez teksa u mposht sot në shtëpi 1-2 nga Empoli. Të besuarit e Monetella-s befasuan duke lënë të shtangur të pranishmit në “San Siro” që kishin ardhur të mbështesnin skuadrën pasi atij barazimi fantastik në derbi kundër Interit javën e kaluar.

Por pavarësisht të gjithave, Gianluiggi Donnarrumma vazhdon të mrekullojë me pritjet e tij të cilat duhet theksuar se i kanë shpëtuar shumë herë “lëkurën” djallit këtë vit. Gardiani kuqezi në minutën e 86-të, mbasi ishin të shënuar të gjithë golat, kontribuoi me një pritje fantastike duke mos lejuar thellimin e disfatës, raporton “SPORTBible”.


Donnarumma është nën shënjestrën e shumë skuadrave “big” në merkaton e verës që po afrohet, por me ardhjen e pronarëve të rinj diçka mund të ndryshojë për të mos lejuar adoleshentin të largohet.

Kujtojmë se vlera e portierit në treg shkon deri në 60 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb