Milani në fillim të muajit mars nuk do t’i përkasë më presidentit legjendar Silvio Berluskoni pasi biznesmeni dhe politikani i njohur italian do t’i dorëzojë çelësat e klubit kinezëve të “Sino Europe Sport”. Dhe kjo nuk do të jetë pa pasoja. Ato do të shihen menjëherë në merkaton e verës ku grupi i fuqishëm nga lindja e mesme ka vendosur që të investojë 130 mln euro në merkaton e transferimeve, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Edhe pse shumë janë skeptikë, “SES” do të kontrollojë plotësisht Milanin brenda 3 marsit. Më 1 mars, Milani ka paralajmëruar mbledhje të asamblesë së ortakëve, ndërsa dy ditë pas do të ketë një tjetër mbledhje ku do të zyrtarizohet kalimi i Milanit nga duart e Berluskonit tek ato të kinezëve. Këta të fundit në datën e caktuar do të derdhin 320 milionë eurot e mbetura “Fininvest”-it (kjo shumë u shtohet 200 milionëve të dhëna pak muaj më parë).

70 milionët e këstit të parë do të shërbejnë për mbylljen e humbjeve të Milanit në këtë sezon. “SES” lajmëroi se do të japë 100 milionë euro për të mbyllur humbjet e Milanit në këtë sezon (vlerësohen rreth 70 milionë euro). Shifra e mbetur (30 milionë euro) nuk mjafton për të forcuar Milanin dhe për këtë arsye kinezët janë gati t’i shtojnë edhe 100 milionë euro të tjera.
Morata-Real-470x285
Në listën e merkatos së drejtuesve të “SES” janë shumë emra sulmuesish. Flitet se dy prej tyre shikohen me shumë përparësi. Kështu, kinezët vitin që vjen duan që të prezantohen duke blerë njërin mes Alvaro Moratës dhe Pierr-Emerik Aubamejang.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb