Tifozët e Milanit nuk duhet të presin edhe shumë gjatë për të mësuar më shumë mbi të ardhmen e skuadrës, që duhet thënë deri tani nuk është shumë “rozë”. Problemet me Fair Play Financiar dhe një pezullim i mundshëm nga Liga Europës kanë zbehur optimizmin e popullit kuqezi, por në klub janë hedhur hapa të rëndësishëm në projektin që mban markën “Maldini” për të ndërtuar një skuadër kompetitive. Lëvizja e parë është trajneri i ri. Nuk ka më dyshime që pasardhësi i Genaro Gattuso do të jetë Marco Giampaolo.

Gettyimages 11432304101
Gettyimages 11432304101

Madje mediat italiane përcaktojnë të hënën e ardhshme si ditën kur tekniku do të firmosë kontratën me klubin milanist. Hapi i dytë është emërimi i drejtorit të ri sportiv. Këtu, tifozët e Milanit mund të ekzaltohen, pasi i zgjedhur i klubit është Zvonimir Boban. Edhe për kroatin, që aktualisht mban postin prestigjoz të zëvendëspresidentit të FIFA-s, mediat përtej Adriatikut shprehen të bindura se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje. Madje, sipas tyre ish-mesfushori ka pranuar ofertën dhe pret vetëm të lirohet nga roli që ka në qeverinë botërore të futbollit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: