Milani ka mposhtur Cagliarin në San Siro me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A. Rosonerët ishin të detyruar të merrnin tre pikët e plota për t’u pozicionuar në vendin e katërt dhe për të luftuar për një vend në Kupat  e Europës.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 13-të pas autogolit të Luca Ceppitelli, ndërsa Lucas Paqueta thelloi epërsinë në minutën e 22-të.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Piatek në minutën e 62-të. Polaku ka shënuar katër gola në tri ndeshjet si startues. Me këtë fitore, Milan renditet në vendin e katërt me 39 pikë, një më shumë se Atalanta, Roma dhe Lazio që kanë nga 38 pikë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb