Zlatan Ibrahimoviç është në prag të skadimit të kontratës së tij me francezët e PSG-së (deri më 30 gusht të 2016-ës) dhe deklaratat e bëra së fundmi nga futbollisti tregojnë se ai nuk ka ndërmend të rinovojë.

Pas këtyre qëndrimeve disa nga klubet më të mirë europiane kanë shprehur interes për ta patur në skuadër. Mediat italiane shkruajnë se më i interesuar është ekipi i Milanit.

“Dy muajt e fundit do të jenë deçizivë për të përcaktuar të ardhmen e Ibrahimoviç. Adriano Galiani do ta provojë deri në fund për të bindur Mino Raiolën për të sjellë asistin e tij në Milano”,-shkruan e përditshma italiane “Corriere dello Sport”.

Por përtej dëshirës së madhe të kuqezinjve që Ibrahimoviç t’i bashkohet Milanit, problem mbetet mospjesmarrja në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet e fundit tregojnë se Milani ka shumë pak shance për të kapur një vend në Champions League dhe Ibrahimoviç kërkon që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klubet.

Lidhur me të ardhmen e tij, Ibrahimoviç ka deklaruar pak ditë më parë se “i dua tifozët dhe ambientin këtu, ndjehem shumë mirë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, por për tani di që nuk do të rri këtu”. (panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: