Interi ndoqi Milanin duke u katapultuar në tetë më të mirët e Evropës. Inzaghi njësoj si Pioli: u kualifikua falë barazimit 0-0 jashtë fushe pasi fitoi 1-0 në San Siro. Disa do të thonë se italianët janë kthyer në futbollin e vjetër katenaçi.

Por realisht kemi parë skuadra që u mbrojtën me organizim dhe zemër, kthjelltësi dhe këmbëngulje, të detyruara të mbulohen edhe për shkak të cilësive të kundërshtarëve. Sigurisht që pati vuajtje të mëdha, kishte momente të vështira, pati edhe një ndihmë nga fati.

Milani dhe Interi, megjithatë, lanë shtëpitë e Tottenhamit dhe Portos të pamposhtur pa vjedhur asgjë, pavarësisht frikës. Të premten është shorti i çerekfinaleve dhe Milano është i vetmi qytet në Evropë që paraqitet me 2 skuadrave në këtë fazë të Champions League.

Dhe nuk është çudi që shorti të vë përballë Milanin dhe Interin, një derbi që do të ndizte kompeticionin evropian. Nga njëra anë keqardhje, por nga ana tjetër, e sigurtë do të ishte një skuadër italiane në gjysmëfinale. Jo pak për futbollin axurr, që për gati një dekadë vuajti shumë, me vetëm Juventus që mbante flamurin në Champions.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb