Corapja e Epifanisë, që sipas organizatorëve është ‘më e gjata në botë’ me 2.015 metra dhe me ngjyrat e Expo, ka qenë protagoniste në Sheshin Duomo të Milanos në ditën e Ujit të bekuar. Corapja është ekologjike, duke pasur parasysh që është realizuar me fije të ricikluara nga shishet. Pesha e saj është 600 kg dhe është realizuar nga 15 persona të cilët kanë punuar për dhjetë ditë. Në sheshin e Milanos kanë qenë të pranishëm shumë njerëz fëmijë dhe të rritur si dhe kryetari i bashkisë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb