MILANO- Pas një zënke të madhe me ish të fejuarin, një 24-vjeçare ka zbritur në binarët e metrosë së Milanos, duke kërcënuar se do të vritej.

Vetëm pak sekonda nga kalimi i trenit, ndërhynë 4 policë, duke e shpëtuar për qime. Ngjarja ndodhi në ndalesën M1 të San Babilas, ndërsa gjithçka u fiksua nga kamerat e stacionit. Siç raporton Corriere Della Sera, ulërimat e 24 vjeçares tërhoqën vëmendjen e policëve që shkuan menjëherë ta shpëtonin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: