SHBA

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë një ndër çiftet më të bukur në botën e show bizz-it. Ata janë bashkë prej disa vitesh, edhe pse gjatë një periudhe u ndanë, por nuk kaloi shumë dhe u bashkuan sërish. Çifti i njohur u martua në fshehtësi në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Ceremonia u mbajt në shtëpinë e tyre në Tennessee dhe të ftuar ishin vetëm njerëzit më të afërt të çiftit. Po ashtu edhe fotot e publikuara nga dasma kanë qenë të pakta. Për ditën e Shën Valetinit, Miley ka zgjedhur t`ia shprehë dashurinë bashkëshortit duke postuar disa foto të pa publikuara nga dasma.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Faleminderit që përkulesh për të më përqafuar, të premtoj që edhe unë do qëndroj gjithmonë mbi gishtat e këmbës për të të takuar. Të dua Valentin”, -ka shkruar Miley në një prej fotove të postuara në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb