Bikini blu për Miley Cyrus dhe pantallona të zeza të shkurtra për Cody Simpson i cili shfaqet fare pa bluzë. Cifti i ka ofruar ndjekësve të Tik Tok një koreografi fantastike. Ylli i pop-it dhe i fejuari i saj kanë kërcyer gjatë natës nën ritmet e këngëve të 1990 të C+C Music Factory, “Gonna Make You Sweat (Everybody Dance Noë)”, duke kërcyer në sintoni me njëri-tjetrin buzë pishinës. “If we can’t get back to work….. let’s get back to WERK”, shkruan Miley bashkangjitur videos, duke nënkuptuar që ndodhet akoma në karantinë për shkak të koronavirusit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja 27-vjeçare, që ka qenë e martuar më parë më Liam Hemsworth, ka kaluar pothuajse të gjithë periudhën e karantinës së bashku me të fejuarin Cody Simpson, 23-vjeç, që disa muaj më parë për Miley pati thënë:Të jem me Miley është gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur në jetë. Ajo është plot krijimtari, e pavarur dhe më inkurajon të jem vetvetja. Ajo inspiron shumë artin tim’.

Nga ana tjetër Miley Cyrus, që ka deklaruar së fundmi që nuk ka pirë alkool që prej 6 muajsh ka folur shumë mirë për Cody, teksa ka dhënë një intervistë për People, ku rrëfehej si ishte shumë e lumtur në shoqërinë e tij. Ylli i pop-it është shfaqur në formë fizike shumë të mirë edhe fale stërvitjes dhe Jogas që ajo ushtron.

(da,xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb