SHBA

Miley Cyrus dhe partneri i saj Liam Hemsworth kanë celebruar dashurinë e tyre 10-vjeçare në një ceremoni private. Dasma u zhvillua në masa të larta sigurie, pasi çifti i njohur kanë preferuar që lajmin e bukur ta japin pas përfundimit të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ditën e djeshme në rrjetet sociale Miley dhe Liam kanë shpërndarë foto speciale nga dasma. Këngëtarja ishte veshur shumë thjesht me një një fustan të bardhë, më flokët e lëshuar me onde, ndërsa aktori mbante veshur një kostum të zi klasik.

Takimin e parë dyshja e ka pasur në vitin 2008 teksa realizonin filmin ”The last song”. Nga aty lindën shkëndijat e para të dashurisë dhe dhe sot janë zyrtarisht burrë e grua. “10 vjet më vonë”- shkruan këngëtarja në njërën prej fotove të postuara me bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb