Miley Cyrus transformon në ar gjithçka që … lëpin. Një piano ( e dhuruar nga artistja Ruby Rose, ylli i serive televizive ‘Orange is The Neë Black’) është shitur ne ankand për 500 mijë dollarë.
Të ardhurat i janë dhuruar shoqatës së Los Angeles, që merret me të rinjtë pa shtëpi të LGBT.
Si gjithmonë Miley është shumë e ndjeshme për këtë kauzë, ashtu sikurse në Video Music Awards 2014, kur bëri që çmimin e saj ta marrë një i pastrehë.
Në maj ajo hapi Happy Hippie Foundation, një fondacion jo fitimprurës për të ndihmuar të rinjtë në vështirësi. (da.xha/BalkanWeb)