Zëri i ngrohtë, i butë por grintoz në të njëjtën kohë, shoqëruar nga kitara e Andrew Watt dhe me një zjarr të ndezur si skenar. Miley Cyrus këndon një nga sukseset më të mëdha të Pink Floyd ‘Wish you were here’. E ftuar, nga karantina e shtëpisë së saj, në “Saturday Nitght Live” ylli i pop-it ka emocionuar fansat e saj me këngën rock duke treguar talentin e saj edhe në këtë zhanër.

Pavarësisjt komenteve positive nuk kanë munguar as polemikat dhe kritikat nga ana e të apasionuarve të rockun, një zhaner që Cyrus e ka përdorur muajt e fundit, edhe pse nuk i përket aspak asaj. Artistja kontroverse ka qenë gjithmonë ne qendër të skandaleve dhe nuk është hera e parë që ajo zgjedh një cover rock. Pikërisht ajo këndoi këngët e Pink Floid ‘Comfortabbly Numb’ dhe të Led Zeppe;in ‘Black Dog’. Në 2019 në Glastonbury ajo performoi në ‘Nothing Else Matters’ të Metallica dhe “Head Like a Hole” të Nine Inch Nails.

View this post on Instagram

WYWH SNL

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on


Që nga roli i Hanna Montanas, që e bëri të famshme deri sot, ish ylli Disney ka bërë shumë rrugë dhe shumë ndryshime në rrugën artistike. Nga lista e Billboard Hot 100 në 2013, ajo ka publikuar deri tani 6 albume në studio dhe ka marrë pjesë në shumë filma e seriale televizive. Ylli amerikan i pop-it kishte njoftuar daljen e diskut ë saj të shtatë “She is Miley Cirus”, në 2020, por një operacion në kordat vokale dhe emergjenca e koronavirusit kanë bërë që data të jetë akoma larg. Fansat e saj duhet të kënaqen tani për tani me koverat e saj, për t’i dëgjuar nga shtëpia në rrjetet sociale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb