Xhelozia nuk bën përjashtim as për Miley Cyrus, e cila rrëfen se vuan nga kjo gjë.
E ftuar në “Howard Stern Show” për të prezantuar albumin e saj të ri “Younger Now”, popstari ka folur për shqetësimin që ajo ka kur i fejuari Liam Hemsworth është në shesh xhirim për punë: ”Kam gjithmonë flutura në stomak kur ai interpreton me ndonjë artiste të bukur. Për këtë arsye kam spiunët e mi të vegjël që e ruajnë kur unë nuk jam’.
Ylli dhe Liam Hemsworth janë kthyer së bashku vitin e kaluar, pas një periudhë ndarjeje. Të dy kanë filluar lidhjen e tyre në 2009 pas takimit në setin e ‘The last song’.
Tani të dy jetojnë në Malibu, në shtëpinë që i fejuari i Miley ka blerë gjatë një prej periudhave kur ishin të ndarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: